Kryetari i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi është takuar me strukturat e partisë së tij në Tropojë.
Ai shpalosi programin e partisë së tij për zgjedhjet e vitit të ardhshëm që do të mbahen në datën 25 Prill.
Gjuzi foli edhe për situatën e vendit dhe rrugët e daljes nga kriza, ndërkohë që ajo që bie në sy është numri i ulët i personave të mbledhur në këtë takim.
Pak ditë më parë Gjuzi tha se konservatorët ishin të gatshëm që të prisnin me pro.testa kryeministrin grek Mitsotakis, dhe duket se mbështetësit e tij në Tropojë do të jenë në vijën e parë.
“Nuk mund të lë pa përmendur se zona ekonomike poshtë te ishulli Othoni që kërkohet nga kryeministri grek…. Mitsotakis i riu.
Ne i themi macja e Taqos atij në shqip shqip se ai është himarjot me të hershmen.
Do ti themi të jetë i kujdesshëm me deklaratat se nëse ai nuk tërheq atë deklaratë, nuk do ketë shanse të hyjë në Shqipëri.
Ne konservatorët do t’i dalim përpara dhe do krijojmë incidente”, u shpreh deputeti Gjuzi disa ditë më parë.