Mbrojtësi i Interit, Diego Godin, po mendon që të largohet nga skuadra zikaltër. Uruguaiani do t’i bashkohet skuadrës së Cagliarit, pasi ka një ofertë shumë interesante nga rivalët e Serie A. Trajneri Antonio Conte nuk ka humbur kohë dhe ka nisur menjëherë të mendojë për zëvendësuesin e tij. Ai është qendërmbrojtësi i Manchester City-t, Nicolas Otamendi.
Kjo do të thotë se klubi italian ka anashkaluar dhe alternativën e Kumbullës. Ata nuk duan t’i besojnë futbollistit tonë, pasi mendojnë se nuk ka shumë eksperiencë.