Roma duket se e ka seriozisht për mbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla. Hellas Verona do që ta shesë, pasi do të përfitojë ekonomikisht nga shitja e shtatlartit. Në krahun tjetër, shqiptari do që të bëjë një tjetër hap në karrierën e tij. Kryeqytetasit nuk po arrijnë të nënshkruajnë me Chris Smalling. Ky i fundit është penguar nga Manchester United dhe pavarësisht se bisedimet vazhdojnë nuk dihet nëse do të ketë marrëveshje mes palëve.
20-vjeçarit i është ofruar një kontratë 5-vjeçare nga skuadra kryeqytetase. Kumbulla është i tunduar nga oferta e Romës dhe me shumë mundësi do të largohet që këtë verë nga Verona.