Slovenia ka shkurtuar kohën e karantnimit nga 14 në 10 ditë, për udhëtarët që vijnë nga shtetet me rrezikshmëri të lartë, ashtu si edhe për personat që kanë qenë në kontakt me të infektuarit, raportojnë mediat sllovene. Vendimi është marrë javën e kaluar dhe hyn në fuqi nga dita e sotme, ë bazë të rekomandimeve të Shtabit të Krizës, që e ka pranuar se rreziku mund të jetë më i lartë, por që barra mbi ekonominë do të jetë më e lehtë.
Sipas Shtabitslloven të Krizave, shkurtimi i karantinës mund të sjellë deri në dhjetë raste shtesë të infektimit brenda një muaji. Epidemiologët theksojnë se te numri më i madh i të sëmurëve, një gjë e tillë ndodh në dhjetë ditë pas ekspozimit ndaj virusit. Veprimi i autoriteteve sllovene pasqyron debatin që po zhvillohet në Bashkimin Evropian, ku në disa shtete kohëzgjatja e karantinës tashmë është shkurtuar,ndërsa disa të tjerë po e shqyrtojnë diçka të tillë.