Është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në “AdventHealth Arena” të Orlandos, ndeshja e parë gjysmëfinale mes Los Angeles Lakers dhe Denver Nuggets, ndërsa kalifornianët konfirmuan superioritetin dhe triumfuan me shifrat 126-114. Fraksioni i parë nisi mjaft mirë për Nuggets, të cilët kaluan disa herë në avantazh, por në fund të 12-minutëshit e panë veten në avantazh të vetëm dy pikëve.
Më pas ishte radha e Lakers që të shpërthejë dhe të fitojë me rezultat të thellë të dy fraksionet e radhës, aq sa para fillimit të pjesës së fundit, kryesonin me 24 pikë diferencë. Ndonëse thuajse e pamundur të përmbysej rezultati në pjesën e fundit, Nuggets dhanë maksimumin dhe arritën të rikuperojnë vetëm gjysmën e pikëve, 12, por në fund ndeshja e parë shkoi në favor të kalifornianëve.
Anthony Davies ishte protagonist i pa diskutueshëm në suksesin e Los Angeles Lakers, pasi ia doli të shënojë 37 pikë, të rikuperojë 10 topa dhe të japë 4 asiste, ndërsa yjet e Denverit, Jokiç e Jamal Murray mbetën në hyje, duke shënuar 42 pikë të dy së bashku.