Kampionët e Ligës së Kombeve, Portugalia, e ka nisur frikshëm edicionin e ri të këtij kompeticioni, pasi ka fituar 4-1 kundër nënkampionëve të botës, Kroacisë. Andaluzianët zhbllokuan me Cancelo-n në fundin e pjesës së parë, ndërsa në vijim realizuan edhe dy herë të tjera me Jota dhe Joa Felix para se skuadra ballkanase të shkurtonte përkohësisht. Në minutën e 5 shtesë talenti i Manchester City-t Andre Silva vulosi rezultatin përfundimtar në favor të portugezëve.E vështirë ka rezultuar sfida e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve për kampionët e botës, Francën, e cila fitoi minimalisht 0-1 kundër Suedisë. Golin e vetëm në këtë transfertë të ndërlikuar e realizoi Kylian Mbappe. Edhe Anglia nuk e pati aspak të lehtë kundër Islandës, por një penallti e realizuar saktë në minutat e parë shtesë të kohës së rregullt nga Stërling i dha tre pikët luanëve.
Ndërkohë përballja e të barabartëve mes Danimarkës dhe Belgjikës ka përfunduar 0-2 në favor të ekipit belg. Për përfaqësuesen e drejtuar nga Roberto Martinez gjetën rrugën e rrjetës Denayer në pjesën e parë dhe Dries Mertnes në të dytën.