1500 dosje të reja i shtohen 4561 familjeve që pësuan dëme të riparueshme nga tërmeti i Nëntorit, të cilat do të përfitojnë 100% kompensim nga granti i rikonstruksionit. Kreu i Bashkisë informoi gjithashtu se, 1500 dosje të reja i shtohen 4561 familjeve të miratuara në mbledhjet e mëhershme, të cilat përfitojnë 100% kompensim nga granti i rikonstruksionit. “Sot kemi gati edhe 1500 dosje të reja nga granti i rikonstruksionit. Do t’ju lutesha që edhe ata të nënshkruajnë kontratat pranë njësisë së tyre dhe të shkojnë në postë, ose në bankë për të marrë paratë. Dua t’i ftoj ato familje që e kanë bërë aplikimin, por që kanë harruar të sjellin një dokument, të nxitojnë ta plotësojnë dosjen, se vetëm kështu edhe ne jemi transparentë, pasi çdo dosje duhet të ketë dokumentacionin e duhur, por në këtë mënyrë përshpejtojmë edhe pagesat”, sqaroi ai.
Këshilli Bashkiak ka miratuar gjithashtu bonusin e qirasë për 21 familje të tjera që presin të futen në shtëpitë e reja pas tërmetit të 26 Nëntorit. Kryebashkiaku siguroi të gjitha familjet e pallateve, për të cilat ende nuk është vendosur nëse do t’i nënshtrohen rikonstruksionit apo do të shemben, se, së shpejti, do të merret vendimi edhe për to, pas vlerësimit përfundimtar nga ana e inxhinierëve të ndërtimit. “Ne kemi pasur rreth 98 pallate, transparenca e të cilave është bërë në Këshillin Bashkiak nga inxhinierët. Janë rreth 6 pallate që jemi ende në diskutim, sepse presim oponencë edhe nga Instituti i Ndërtimit; 55 janë vendosur për prishje dhe do t’ju vijnë të gjitha dosjet e tyre. Pra, kemi një mal me dosje për secilin pallat për të marrë një vendim, por me prishjen e tyre do fillojë menjëherë rindërtimi në zonën e “Kombinatit” dhe në lagjen “5 Maji”, ku çdo shtëpi e re do ketë një vlerë shumë herë më të madhe sesa shtëpia që mori tërmeti”, deklaroi ndër të tjera Veliaj, duke siguruar se bonusi i qirasë nuk do ndërpritet, derisa çdo familje të ketë çelësin e shtëpisë së re.
Klikoni në link-un më poshtë për të parë emrat: