Luis Muriel nuk i fsheh ambiciet e veta dhe ato të Atalanta-s. Në intervistën e dhënë për Sky Sport, ai ka folur për mundësinë e zikaltërve për të luftuar për titullin:Duke bërë një sezon si ai i kaluari dhe duke ruajtur përqendrimin në disa ndeshje në të cilat kemi humbur pikë dhe që na kanë lënë një shije të hidhur.Kjo na duhet për këtë sezon, për atë që duam të bëjmë, sigurisht duke punuar mirë dhe duke fituar sa më shumë ndeshje të jetë e mundur do të jemi edhe në luftë për atë që mbetet gjithmonë një ëndërr.
Në lidhje me konkurrencën: Inter po përforcohet shumë, më pas është Milan, që e ka mbyllur sezonin e kaluar me një entuziazëm të madh. Është një skuadër që ka dëshirë të bëjë mirë. Më pas nuk mund të lihen jashtë as 3-4 skuadra që në vitet e fundit kanë luftuar gjithmonë për pozicionet e kreut, si Lazio, Roma, Napoli. Më pas jemi edhe ne. Do të jetë një kampionat i bukur, Juventus nuk do ta ketë aq të lehtë sa në kampionatet e kaluar.