Lëvizja Socialiste për Integrim ka ndezur motorët e fushatës elektorale për zgjedhjet e 2021-shit. Në një postim në rrjete sociale LSI Durrës ka përdorur foton e presidentit Ilir Meta, për të ndarë një mesazh ku thekson se nuk janë zgjedhje për 4 vitet e ardhshme por për të ardhmen e vendit.
‘Edhe 1000 vite të tjera LSI. Kjo betejë nuk është thjesht politike. Është mision. Nuk janë zgjedhje për 4 vitet e ardhshme por për të ardhmen e vendit. Për punësimin e të rinjve, për ndalimin e eksodit dhe shpopullimit, për të ndalur largimin e trurit të vendit, që rinia jonë e mrekullueshme ta ndërtojë këtu të ardhmen e vet. Që sovraniteti t’i përkasë vetëm popullit, popullit dhe vetëm popullit. Dhe të kemi një qeverisje të popullit, nga populli dhe për popullin’, thuhet në postim. Meta ka qenë kryetari i LSi deri përpara se të zgjidhej president, por si duket ai për LSI vijon të jetë një figurë kryesore që ndikon te elektorati.