Siç ka vepruar gjithmonë kur është përballur me prot esta mas ive popullore pas aku zave për gra bitjen e zgjedhjeve, edhe këtë herë Aleksandër Lukashenko po përpiqet t’i qetësojë mbështetësit e opozitës duke u tërhequr vëmendjen me një lëshim në dukje të madh. Siç premtoi pak javë më parë, ai nisi konsultat për ndryshimet kushtetuese për të cilat, bjellorusët do të shprehin vullnetin e tyre referendum. Agjencia Telegrafike Bjelloruse “Belta” publikoi pamje nga takimi këshillimor i presidentit bjellorus me kreun e Gjykatës Supreme Valentin Sukalo.
Përveç faktit që ndryshimet kushtetuese kanë për qëllim ta çojnë përpara shoqërinë bjelloruse, asnjë detaj mbi ndryshimet që parashikohen, nuk është bërë publik. Por pavarësisht premtimeve për ndryshim, arr estimet e aktivistëve dhe drejtuesve të opozitës vendase vijojnë. Vendet baltike njoftuan përfshirjen e Lukashenkos dhe 29 zyrtarëve të tjerë të lartë bjellorusë në listën e personave ndaj të cilëve vendosen sanksione, si ndalimi i hyrjes në këto vende. Edhe BE po harton paketën e sanksioneve ndaj regjimit bjellorus.
Pas Berlinit, edhe Uashingtoni po bëri thirrje Moskës të mos përfshihet në çështje të brendshme të një shteti sovran si Bjellorusia, duke iu referuar këtu ekipit policor që ka përgatitur Presidenti rus Putin, për ta dërguar në mbrojtje të rendit publik në rast kaosi në këtë vend.