Maskat nuk janë të dëmshme për shëndetin, sipas një studimi të kryer nga FNOMCEO, Federata Kombëtare e Urdhrit të Kirurgëve dhe Stomatologëve. “Për ta vërtetuar këtë, mjafton fakti i thjeshtë që çdo vit, në Itali, kryhen më shumë se tre milionë operacione dhe të gjithë profesionistët e pranishëm në sallën e operacionit mbajnë maskë për të mbrojtur shëndetin e pacientit”, sqarojnë studiuesit. Sipas studimit, ndjesia se me maskë thithet më pak oksigjen është e gabuar dhe kjo ndodh për shkak të një perceptimi subjektiv dhe të mekanizmave psikologjikë. Në realitet, materialet e rekomanduara dhe të përdorura kryesisht për prodhimin e maskave të fytyrës nuk e pengojnë frymëmarrjen.

Vënia e maskave, gjithashtu, ​​nuk shkakton helmim me dyoksid karboni, sepse molekulat e tij janë të vogla dhe nuk mund të bllokohen nga materiali i përdorur, veçanërisht gjatë periudhave relativisht të shkurtra, siç është rasti kur mbajmë maska. Së fundi, studimi thekson se informacioni që maskat mund të dëmtojnë sistemin imunitar është i rremë dhe nuk kanë asnjë provë shkencore.