Tiranë, 23 Shtator – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e ftuar në emisionin “Real Story”, duke i’u përgjigjur pyetjes për protestën e mjekë, tha se jemi në krah të mjekëve pasi kemi një qëllim të përbashkët
“Mjekët i vlerësoj për punën që bëjnë çdo ditë, për sakrificën dhe profesionalizmin që tregojnë. Dera ime është e hapur për dialog dhe për të diskutuar çdo çeshtje sepse jemi në një llogore, punojmë për një qëllim”, tha Manastirliu.Manastirliu tha se mbështetja e qeverisë për personelin shëndetësor nuk ka munguar, dhe se në vitin 2021 do te kemi një rritje historike të pagave.
“Deklarata e kryeministrit për rritjen e pagave tregon vlerësimin për mjekët, infermierët dhe gjithë personelin shëndetësor. Në vitin 2021 do të kemi rritje historike të pagave me 40%. Në 7 vjet qeverisje rritëm me 26% pagat e mjekëve dhe me 27% pagat infermierëve”, tha Manastirliu.