Në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një mesazh në gjuhën e shenjave për të gjithë njerëzit që nuk dëgjojnë.
“Sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës së Shenjave. Më shumë akses në shërbime, edukim, punësim, të drejta dhe barazi për të gjithë njerëzit që nuk dëgjojnë në Shqipëri. Urime!”, është mesazhi i ministres Manastirliu.
Gjuhët e shenjave janë gjuha e parë natyrore e njerëzve që nuk dëgjojnë dhe për këtë arsye, njerëzit që nuk dëgjojnë kanë të drejtë të shprehen me anë të shenjave dhe nuk duhet të detyrohen të përdorin gjuhën e folur. Gjuhët e ndryshme të shenjave të përdorura nga komunitetet e njerëzve që nuk dëgjojnë në mbarë botën janë njësoj të vlefshme si mjete komunikimi dhe për këtë arsye duhet të përdoren dhe respektohen.
Sot është dita ndërkombëtare e gjuhës së shenjave dhe dua të ndaj me ju këtë mesazh, për më shumë të drejta dhe…
Gepostet von Ogerta Manastirliu am Mittwoch, 23. September 2020