10 Shtator – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një fotoje të trenjakeve nga Peshkopia të ardhura në jetë në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’ ka dhënë lajmin e mirë se gëzojnë shëndet të plotë dhe kanë përfituar nga bonusi i bebes plotë 3 milion e 600 mijë lekë. Manastirliu shkruan se në 8 mujorin e parë të 2020 janë 22,703 të porsalindur të cilët kanë përfituar nga bonusi i bebes, nga keto 4671 përfitues janë të lindur jashtë vendit.
“Një lajm i bukur për Joanën dhe Vilionin, çiftin nga Peshkopia, që janë gëzuar me tre vajza ??? por edhe për stafin mjekësor të maternitetit “Koço Gliozheni” që kanë pritur ditën e sotme lindjen e rrallë?? ???Trenjaket përfitojnë 360,000 lekë të reja bonusin e bebes ? ??22,703 të porsalindur kanë përfituar nga Janari bonusin e bebes, programin gjithëpërfshirës të qeverisë që mbështet familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë ✅ #FëmijëtTëParët #ShëndetësiaQëDuam”, shkruan Manastirliu. Kemi një rritje me 3% te lindjeve në spitalet publike dhe private krahasuar me 8 mujorin e 2019.Kjo si rezultat i politikës sociale të Qeverisë që mbështet familjet e reja, me pagesën universal të Bonusit të Bebes, e cila jepet për çdo familje, pavarësisht statusit social-ekonomik.
Pagesa për lindjen e fëmijës së parë është 40 mijë Lekë; Për fëmijën e dytë 80 mijë Lekë; Për fëmijën e tretë, të katërt e në vijim bonusi i bebes është 120 mijë Lekë për çdo fëmijë; Për nënat që lindin binjakë masa e përfimit është 80 000 (tetëdhjetë mijë lekë) për secilin fëmijë; Për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfimit është 120 000 (njëqind e njëzetë mijë lekë) për secilin fëmijë.