Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur hapje e Spitaleve rajonale nëse do të plotësohen me pacientë 550 shtretërit e dedikuar në 4 spitalet COVID.Manastirliu tha se nëse do të jetë nevoja hapja e Spitaleve rajonel do të bëhet në bazë të disa skenarëve.
“Nëse sot kemi 550 shrteter të dedikuar në 4 spitalet COVID dhe do të plotësohen këto kapacitete do të jenë spitalet rajonale që do të ofrojnë këtë shërbim. 5 spitalet e para dontë hapen në skenarin e parë, 3 në të dytin dhe 3 spitale në të tretin”, tha Manastirliu.
Duke përmendur masat e marra për periudhën vjeshtë-dimër Manastirliu deklaroi se njësitë e terapisë intensive në spitalet rajonale dhe universitare janë rritur me 50%.
“150 mjekë dhe infemierë janë shtuar për t’u përgatitur per hapjen e Spitaleve. 50 % është rritur në kapacitete terapia intensive, vijojmë të sigrojmë terapitë e mjekimit të plota. Duke vijuar e duke marr masat për tu përballuar me griping stinor me vaksinimin ndaj Gripit”, tha Manastirliu.