Në fjalën e saj në Kuvend, deputetja e PS-së Milva Ekonomi duke folur sot për projektligji për denoncimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim për financimin e projektit “Rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës” tha se Kuvendi duhet të kryej denoncimin e marrëveshjes, pasi kosto është zero dhe shteti nuk ka asnjë detyrim për këtë denoncim.

Ekonomi tha se “qëllimi i këtij projektligji që po diskutojmë sot është ndjekja e procedurave ligjore për denoncimin e marrëveshjes së ratifikimit të ratifikuar me ligjin nr. 100/2017. Denoncim në kuptimin ligjor do të thotë prishje marrëveshje”.

“Ne kemi një marrëveshje që mbanë Nr. 100 në citin 2017 e cila do të financonte një pjesë të ndërtimit të rrugës së lumit të Vlorës dhe ky ishte loti i katër. Rehabilitimi i rrugës i rrugës së Vlorës ishte i përbërë nga katër lote. Loti i parë ka përfunduar, loti i dytë dhe i tretë janë në proces ndërtimi, ndërkohë që po të shikojmë projektligjin janë tre gjera që duhet të kihen parasysh. Së pari, praktika e denoncimit është një praktikë që ky Kuvend e ka të drejtë ekskluzive. Jemi ne që ratifikojmë marrëveshjet jemi ne ata që prishim marrëveshjet kur na vijnë argumente të mjaftueshme dhe në këtë rast ne kemi argumente që na vijnë si nga si nga Ministria e Financave por vijnë dhe nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Në momenti që rruga po ndërtohej nga ana tjetër Fondi Shqiptar Zhvillimit po bënte gjithë planifikimin për zhvillimin e rrugëve rajonale dhe ato lokale dhe në këtë moment ne kemi dy rrugë të tjera sic është rruga Tepelenë-Bënç dhe rruga e Kuçit të cilat bëjnë pikërisht lidhjen e lotit të katërt në një rrugë alternative dhe vlera e këtyre dy rrugëve është disa herë më e vogël sa vlera e marrëveshjes së kredisë se huas që kishim me fondin Saudit. Në fillim projekti i fizibilitetit kishte një kosto prej 60 milionë dollarë dhe me rishikimin e projektit ai shkojë në 45 milionë dollarë dhe vetë marrëveshja e huas jepte 30 milionë dollarë. Pra nevoja për të ndërtuar lotin e katër ishte e pambuluar dhe nga parat që vinin nga marrëveshja vetë”, tha ajo.

Po ashtu ,Ekonomi tha se “dhe se treti marrëveshja e huas që u nënshkrua është një procedurë administrative që zhvillohet mes Ministrisë së Financave dhe partnerëve në këtë rast. Partnerët Saudit nuk ishin përgjigjur me datën 22.04.2020, ata u përgjigjen se pers sa kohë nuk e kanë bërë akoma efektive këtë hua, ajo nuk do fillojë të zbatohet. Duke parë të gjithë këto argumente në momenti që ne denoncojmë këtë marrëveshje huaje duhet të bëjmë pyetjen se a ka një kosto financiare ky denoncim dhe a ka ndonjë dëm dhe kjo ka qenë një nga debate në Komisionin e Ekonomisë dhe përgjigjja që erdhi ishte se kosto financiare për këtë denoncim është zero”.

Në fund Ekonomi tha se “ku projektligj që kemi përpara i diskutuar në Komisionin e Ekonomisë mori shumicën e votave për të ardhur këtu dhe denoncimin Kuvendi duhet ta kryej”.