Një investim i rëndësishëm po finalizohet nga Bashkia e Tiranës.

Banorët në Kodër Kamëz, më konkretisht në rrugën “Hasan Vathi” do kenë një rrjet të ri furnizimi me ujë, duke nxjerrë nga funksioni stacionin e pompimit dhe duke zëvendësuar të gjithë tubacionet e amortizuara ndër vite me një rrjet shpërndarjeje krejtësisht të ri dhe me furnizim nga Impianti Bovillë.

Në 5 vitet e fundit, Bashkia e Tiranës ka realizuar një sërë investimesh të rëndësishme duke filluar, nga kopshtet dhe dy shkollat e reja që po ndërtohen atje, e gjer te blloqet e banimit duke i dhënë një transformim të gjithë zonës.