Mbi 1.3 milionë qytetarë kanë marrë shërbimet e nevojshme pranë sporteleve të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor gjatë periudhës janar-gusht, ndërsa të ardhurat llogariten mbi 1.3 miliardë lekë. Sipas statistikave të publikuara nga DPSHTRR gjatë kësaj periudhe u shënua një rekord në numrin e shërbimeve të ofruara.
“1 393 006 qytetarë/subjekte të shërbyer këtë 8 -mujor dhe kemi tejkaluar rekordet e vitit kampion 2019, lajm fantastik duke konsideruar dhe pezullimin pjesor të shërbimeve nga 13 marsi deri më 14 prill për shkak të situatës së pandemisë”, bën të ditur DPSHTRR. Të ardhurat gjatë kësaj periudhe, u realizuan në masën 114% duke arritur mbi 1,3 miliardë lekë. DPSHTRR thotë se fokus është përmirësimi i shërbimit.