Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 28 milionë, transmeton Anadolu Agency. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 28.025.252 raste me COVID-19.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 6.549.475 raste deri më tani. Pas SHBA-së, 10 vendet e para me më shumë raste janë India (4.465.863), Brazili (4.199.332), Rusia (1.041.007), Peru (702.776), Kolumbia (686.856), Meksika (647.507), Afrika e Jugut (642.431), Spanja (543.379), Argjentina (512.293) dhe Kili (427.027).
Në Turqi, numri i të diagnostikuarve me COVID-19 ka arritur në 284.943. Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, COVID-19 u përhap në mbarë botën. Deri më tani jetën e kanë humbur 908.000 persona. Ndërkohë, 20.103.536 milionë njerëz janë shëruar nga virusi ndërsa ende vazhdojnë trajtimin 7.013.716 raste aktive.