Edhe pse me ardhjen e Gattuso-s në krye të stolit të Napolit, Elseid Hysaj ka qenë shpesh titulluar, duke dhuruar paraqitje mjaft të mira në Serie A, miliona nga Rusia duket se do ta largojnë mbrojtësin kuqezi nga Italia.

Mediat italiane shkruajnë se në drejtim të Napolit ka mbërritur një ofertë nga rusët e Spartak Moskës, të cilët ofrojnë 7 milionë euro për shkodranin, të cilit i skadon kontrata vitin e ardhshëm dhe deri tani nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin për zgjatjen e saj. Sipas “Sky”, rusët i kanë ofruar Hysajt një kontratë 5-vjeçare, me 3 milionë euro në sezon.