Viti i ri universitar 2020-2021 do të fillojë më datë 2 nëntor. Ky është vendimi i parë që ministrja e re e arsimit, Evis Kushi ka firmosur ditën e sotme (29 shtator).
Aktualisht është faza e dytë e përzgjedhjes së universiteteve nga ana e maturantëve.

Kujtojmë se ky do të jetë një vit sfidues për të gjithë studentët për shkak të kushteve që ndodhet vendi nga koronavirusi. Ata do të ulen në auditorë duke respektuar masat e distancimit social si dhe ato të higjienës.