Duket se mes Leo Messi-t dhe Barcelona-s është kthyer paqja pas rrezikut të një lamtumire të menjëhershme të argjentinasit këtë verë. Pleshti ka qenë një hap larg divorcin me katalanasit. Alarmi është larguar, por duke se numri 10 është akoma pak nervoz për situatën e kaluar.
Një konfirmim për këtë ka ardhur nga ana e Javier Ribelles, mbrojtës i Gimnastic de Tarragona, kundërshtar i Barcelona-s në miqësoren e fundit. Lojtari ka patur detyrën për të mbuluar pikërisht Messi-n gjatë ndeshjes dhe ka zbuluar një prapaskenë për El Chiringuito.
Më ka quajtur idiot dhe më ka thënë se isha që e godisja gjithmonë. I kam shpjeguar se nëse markoj lojtarin më të mirë, duhet ta marr me shkelma, përndryshe më ikën dhe shënon. Në fund të ndeshjes lojtari i Gimanstic ka preferuar të mos ia kërkojë fanellën Messi-t.