Angela Merkel u bëri thirrje gjermanëve që të ndjekin rregullat, për të shmangur kështu izo limin për herë të dytë.

“Ne po rrezikojmë gjithçka që kemi arritur në muajt e fundit.”- ka paralajmëruar kancelarja gjermane, në një fjalim emocionues në Bundestag. Duke kujtuar rritjen e infeksioneve javët e fundit, ajo bëri thirrje që gjermanët të mos e ulin vëmendjen nga koronavirusi, pasi rregullat dhe kufizimet janë humbje kohe, nëse njerëzit nuk i ndjekin ato.

“Unë jam e sigurt që jeta që dimë e duam do të kthehet.”-u tha ajo deputetëve. Merkel dha një mesash shprese: “Familjet do të festojnë përsëri. Klubet, teatrot dhe fushat e futbollit do të jenë përsëri plot. Dhe sa kënaqësi do të jetë. Por tani duhet të tregojmë se mund të jemi të duruar dhe të ndjeshëm, e vetëm në këtë mënyrë shpëtojmë jetë.”