Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shkarkimin e ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini. Gjithashtu Meta ka dekretuar vendimin për emërimin e ministres së re të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi.
Evis Kushi u emërua nga kreu i qeverisë më 14 shtator, ditën e parë të shkollës, e cila zëvendësoi në këtë post, Besa Shahinin. Besa Shahini qëndroi në krye të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë 20 muaj.