Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në lidhje direkte nga Libani ka dhënë detaje lidhur me përpjekjet për të riatdhësuar gratë dhe fëmijët të mbetur në kampin e Sirisë. Në fjalën e tij, në emisionin “Open”, Lleshaj nuk pranoi që të tregonte detaje nga “fri ka” për ndërhyrje nga forca të tjera. Megjithatë Lleshaj ka shtuar se autoritetet shqiptare pretendojnë që t’i tërheqin në bllok të gjithë shqiptarët.
PJESË NGA EMISIONI:
Sandër Lleshaj: Është çështje e ndërlikuar dhe po diskutoj me autoritetet e Libanit. Sa afër jemi? Kishim plane ambicioze, por axhenda ndryshoi nga tërmeti dhe pandemia.
Situata në terren ndryshoi në mënyrë rrënjësore. Situata është e nderë, mësova që këtu kemi 1 mijë raste në ditë. Imagjioni se çfarë bëhet këtu. Ne po merremi, nuk dua të krijoj shpresa të kota.
Kam pasur takime por nuk flasim dot më tepër. Çfarë e pengon? Nuk ndiqet dot modeli Kosovar pasi është i pamundur. Duhet të koordinohemi me shumë kënd që të mos gabojmë. Pse i mbajnë në kamp? Konsiderohen si pala humbëse, ka edhe shumë të rritur që duhet të japin llogari. Lirimi i të rriturve është thuajse e pamundur.
Julian Kasapi: Pse nuk kontaktoni me autoritetin e kampit, se me janë përgjigjur mua? Ata duan informacion zyrtar që këta persona të riatdhesohen. Më kanë thënë mua që të gjithë të riatdhesohen?
Sandër Lleshaj: Po të ishte aq e thjeshtë do na kishte kursyer shumë punë. Nuk dua të japdetaje sepse ka ndërhyrje. Tentojmë një tërheqje në bllok të të gjithë personave në kamp.