Ministra e re e arsimit Evis Kushi e ka nisur javën me një mesazh për të gjithë nxënësit, duke postuar një foto me të bijën teksa e përcell për në shkollë.

Ajo shkruan se: Para nisjes së një jave intensive me angazhimet dhe sfidat e reja, e kisha të pamundur të mos bëja një copëz rrugë deri tek shkolla e saj me një shoqe shumë të mirë timen ?, vajzën e madhe Ana ?.

Bisedova sërish me të mbi rëndësinë e mbajtjes së maskës, ruajtjen e distancës me shoqet dhe shokët e klasës dhe zbatimin e çdo rregulli që ruan shëndetin e saj, nxënësve, mësuesve e gjithë të tjerëve.

Koha që po kalojmë është e pazakontë në çdo aspekt, e në këtë kuadër, nevojitet kujdes shumë më i madh dhe respektim i çdo mase që frenon përhapjen e koronavirusit. Vetëm në këtë formë do të arrijmë të gjithë së bashku ta kalojmë këtë sfidë aspak të lehtë për çdo njeri. Javë të mbarë të gjithëve! ? #mbajmaskën #ruajdistancën #shkollatësigurta ??