Kushi: “Fëmijët me aftësi ndryshe i kemi në fokus të veçantë dhe do t’i mbështesim në çdo aspekt” Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi, bashkë me deputetin Z. Ervin Bushati kanë vizituar “Institutin e Nxënësve që Nuk Dëgjojnë”, me fëmijët e të cilit kanë ndarë momente të ngrohta, si dhe janë njohur njëkohësisht me organizimin për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe respektimin e çdo mase anti-COVID.

Ministrja Kushi nënvizon se “Plot 73 nxënës në total gëzojnë përkujdesje maksimale nga stafi i përkushtuar dhe përveç akomodimit dhe shërbimeve ditore pranë institutit kanë kushte të favorshme për shërbimin mjekësor, dentar, psikologjik dhe atë logopedik”. Ajo njëkohësisht shprehet mbi kurrikulën e programit të shkollës dhe lëndët që kanë në fokus zhvillimin personal e profesional:

“Kurrikulës së programit të shkollës, e cila bazohet në atë të arsimit 9-vjeçar të përgjithshëm, i është shtuar vjet edhe gjuha e shenjave shqipe duke përmirësuar kështu procesin e mësimdhënies dhe orientimin drejt edukimit dygjuhësh: në gjuhën e shenjave dhe në gjuhën e shkruar shqipe. Njëkohësisht, pranë institutit zhvillohen lëndë speciale për zhvillimin personal; lëndë profesionale si rrobaqepsia, këpucaria apo zdrukthtaria; sikurse ditë për ditë nxënësit zhvillojnë orë të shumta të edukimit sportiv dhe fizik”.

Në fund, Ministrja Evis Kushi cilëson se falë politikave të gjithëpërfshirjes të MASR, do të bëhet gjithmonë çka është e mundur që fëmijët me aftësi ndryshe të jenë në fokus të veçantë dhe të mbështeten në çdo aspekt.

Së bashku me kolegun tim deputet Ervin Bushati përjetuam disa momente shumë të ngrohta pranë fëmijëve të “Institutit të…

Gepostet von Evis Kushi am Dienstag, 29. September 2020