Mjekja epidemiologe pranë Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja, foli në rubrikën Opinion, në News 24, lidhur me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Daja tha se në dy spitalet Covid po trajtohen pacientë të infektuar dhe të negativizuar, por që vijojnë të kenë probleme shëndetësore.
Në dy spitale kemi të shtruar pacientë të konfirmuar pozitivë, por edhe pacientë që kanë qenë pozitivë dhe janë negativizuar, por që kanë ende probleme shëndetësore. Një numër i madh pacientët po trajtohen në shtëpi dhe ndiqen nga mjeku i familjes. Numri i këtyre të fundit është shumë, shumë më i madh se i të shtruarve. Gjatë javës së fundit, numri i rasteve me koronavirus është ulur, u shpreh Daja. Pjesë nga Intervista: Pse ka ulje? Ndoshta, për shkak të stinës së verës, njerëzit kanë qenë në plazhe, s’kanë pas kontakte, kanë filluar të ndryshojnë stilin e jetës dhe kuptojnë se duhet të mbajnë distancë e maska. Unë mendoj se shifra do rritet, pasi do të hapen shkollat. Sa paraqiten rëndë? MSH konfirmon se kemi 199 pacientë të shtruar, 19 në terapi intensive, 5 të intubuar, si dhe disa pacientë të negativizuar.
Vetëvr asja e dy pacientëve te Covid-2, çfarë mendoni se ndodh me njerëzit, kur mësojnë se janë infektuar? Kontakti im me pacientë që iu kam thënë se janë infektuar nuk ka qenë shumë i madh, megjithatë unë kam komunikuar raste pozitive dhe stigma ishte e jashtëzakonshme. Stigma është e njëjtë sikur po i raporton një personi se është me HIV, ndërkohë që kjo nuk është një sëmundje e transmetueshme. Nuk e kam kuptuar asnjëherë pse është kjo stigmë, por mbase për faktin se personat duhen izoluar. Kam pas dhe raste që kanë kërkuar t’iu telefonoj çdo ditë, thjesht për të komunikuar me to, t’iu flisja për sëmundjen. Ata më tregonin për simptomat, shpesh nuk kishin asnjë simptomë. Stigma është shumë e madhe, ana psikologjike e tyre rëndohet, sidomos te personat që më parë mund të kenë pas probleme të ndryshme.
Ka pasur njerëz që kanë thënë se mund të vd esin? Jo, por kanë thënë se çfarë do të bëhet tani me mua. Unë ju kam thënë se nuk do të ndodhë asgjë, mjeku i familjes do iu japë shërbimin dhe pasi kam komunikuar gjysmë ore me to, e kanë mbyllur telefonin më të qetësuar. Nëse pacientët rëndohen nga ana psikologjike, është më e vështirë të përballojnë virusin. në momentin që personi mëson se është pozitiv, duhet sqaruar për çdo gjë nga epidemiologu. nëse ata sqarohen për çdo detaj, ata janë më të qetë dhe e kalojnë më lehtë. Ka dhe njerëz që refuzojnë të kryejnë testin. Madje ka pas dhe raste që më kanë telefonuar dhe më kanë thënë që kanë shenja, por kur iu kam ofruar të bëjnë testin, nuk kanë pranuar. Ata kanë shkuar vetë në qendrën shëndetësore, kanë marrë tamponin, duke u fshehur që komshinjtë e tyre të mos e marrin vesh. Njerëzit gjejnë mënyra për të marrë tamponin.
Çfarë përvoje keni fituar në vijën e parë të lu ftës me virusin? Është një përvojë e jashtëzakonshme, që nuk e kisha menduar. Kemi fituar një eksperiencë shumë të madhe, në radhë të parë si të përballemi me situata të vështira, me frikën se mund të infektohesh vetë apo familjen. Ka qenë një eksperiencë speciale.