I gjetur në shkelje me muzikë të lartë përtej orarit 20.00 të mbrëmjes, policia ka gjobitur një lokal në Durrës. Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar dhe ndëshkuar një subjekt në lagjen nr. 13, Durrës,

Pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet me muzikë të lartë pas orarit të përcaktuar në Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë. Për subjektin në fjalë, me pronar shtetasin H. D., shërbimet e policisë kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë.