Është ndarë nga jeta në moshën 25 vjeçare kameramani i TV Apollon në Fier, Adrian Xhafaj. Lajmin e jep vet televizioni fierak, i cili shkuan se Adriani nuk jeton më.

“Eshte pikelluese per Ne, teksa mendojme se ti u ndave nga gjiri yne e zgjodhe udhet e qiellit. Adi, vellai yne, kolegu i nderuar dhe i palodhur. Cdo dite qe ndame se bashku ne ekranin e TV Apollon, me ty ishte mee lehte he gjithmone entuziaste. Ti ishe i palodhur e bashkepunues. Gjithmone i vemendshem dhe korrekt me punen dhe koleget, por jeta u tregua e padrejte e ta nderpreu vrullin dhe rinine. Zoti i zgjedh prane vetes te miret, e ndoshta Ty te donte afer, por ne na pikellon largimi yt. Adi, i paharruar shoku yne, koleg, vella”, thuhet në njoftimin e TV Apollon.

Ndërkohë, të shumtë janë mesazhet në profilin e Adrianit, nga kolegë dhe persona që e njihnin dhe punonin me të.

“Nuk kam fjale ….zdi c’te them sepse akoma nuk e besoj dote qe ti ike nga kjo jete …….Sa deshire kishte per te jetuar,sa bukur dhe me nostalgji e kishe qendisur te ardhmen tende ….sa gjera le pergjysem………!! Do te kujtojm te qeshur ashtu si ti ishe gjithmon, NE ZEMRAT TONA ADI.”

“Ngushellime familjes per humbjen e madhe dite e kobshme per prinderit dhe motren e tij.Zoti ju dhente force te perballoni dhimbjen. Jam pa fjale Adi ishte nje djale flori, i sjellshem dhe i edukuar…pse o Zot ? Personalisht e perjetova kaq keq….”
“Adi vella, po shkruajme ne profilin tend edhe pse ti nuk je aty…nuk gjejme fjale te pershkruajme kete dhimbje…luftove deri ne fund…te donim te gjithe shume dhe luteshim cdo here te dilje me suxes… Po derdhen lot pafund per ty…cdo kujtim sjellim sot.”

“I paharruar kolegu yne Ardjan Xhafa! Ishe plot rini gjalleri. Te kujtoj perhere per korrektesen dhe qetesine qe te karakterizonte. E perjetova me dhimbje lajmin e largimit tend. Qofsh i Parajses Adi!”