Anësori i Juventusit, Douglas Costa është rikuperuar 100 për qind por Cristiano Ronaldo ende po vuan për shkak të një lëndimi dhe mund të mos luaj kundër Kroacisë në ndeshje e Ligës së Kombeve. Zonja e vjetër ka vazhduar stërvitjeve normalisht me lojtarët që ka derisa ka lajmëruar që Douglas Costa është rikuperuar 100 për qind me klubin.

Juventus ka filluar stërvitjet para-sezonale me lojtarët që ka në dispozicion dhe jo më ata që kanë shkuar për të luajtur me skuadrat e tyre kombëtare. Portugalia ka lajmëruar që Ronaldo është në dyshim për ndeshjen në Ligën e Kombeve që Portugalia e zhvillon kundër Kroacisë të shtunën. Ylli i Juventusit nuk ka stërvitur sot në mëngjes, për shkak të një infeksioni në thembër.