Llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat përbënë 48.6% të totalit të kursimeve në banka, në fund të muajit korrik. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, interesi mesatar i depozitave 12-mujore në lekë shënoi 0.42% në fund të korrikut, i llogarive rrjedhëse 0.14% dhe depozitave pa afat 0.26%.

Sipas BSH-së, normat e interesit për depozitat pa afat ose afatshkurtra, shënuan një rritje të lehtë në krahasim me vitin e kaluar. Ndërsa janë ulur normat e interesit për depozitat me maturim dy, tre dhe katërvjeçar, në nivelin 0.17% dhe 0.25%. Ndërsa depozitat në euro me afat 12-mujore regjistrojnë një normë interesi 0.12% dhe llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat janë shumë afër zeros.

Sipas ekspertëve bankarë, tendenca është drejt depozitave likuide, që favorizon tërheqjen e parave në çdo kohë. Totali i depozitave bankare në mesin e këtij viti ishte 1.23 trilionë lekë, ose afërsisht 10 miliardë euro.