Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 875 703 të vd ekur në botë që prej shfaqjes në Kinë në muajin dhjetor, sipas të dhënave zyrtare. Më shumë se 26 671 700 raste me COVID-19 janë diagnostikuar zyrtarisht në 196 vende që prej fillimit të epidemisë, prej të cilëve 17 496 300 konsiderohen sot si të shëruar. Ky numër i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor për shkak të kapaciteteve të ulëta të depistimit.
Ditën e djeshme 5 693 të vdekur dhe 305 583 raste të reja janë regjistruar në botë. Vendet që kanë regjistruar më shumë të vdekur në bilancet e tyre janë India me 1 089 vik tima, SHBA-ja me 998 vik tima dhe Brazili me 888 vik tima. SHBA-ja është vendi më i prekur si për nga numri i të vde kurve ashtu dhe i rasteve me 187 777 të vd ekur për 6 202 053 raste të regjistruara, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Të paktën 2 283 454 persona janë deklaruar të shëruar.
Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 125 502 vd ekje për 4 091 801 raste, India me 69 561 vde kje për 4 023 179 raste, Meksika me 66 851 vde kje për 623 090 raste dhe Britania e Madhe me 41 537 vde kje për 342 351 raste.