Çiljeta Xhilaga është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun dhe shumë e komentuar në mediat rozë për shkak të marrëdhënies me portierin Alban Hoxha. Çiljeta prej një kohe të gjatë nuk është aktive në projektet muzikore, ndërsa kohët e fundit ka paralajmëruar se do të vijë me një bashkëpunim me Astto.

Së fundmi Astto ka postuar një foto në ‘Instastory’, ku shihet teksa shkëmben puthje me Çiljetën në perëndim të Diellit. Por kuptohet që ky moment është pjesë e klipit të këngës ‘Zemër’ që do të lançohet shumë shpejt dhe se nuk ka asgjë tjetër.