Nëse “feed” i Instagramit tuaj është plot me citate frymëzuese dhe motivuese, ju mund ta keni parë rregullin 5 me 5 (5 by 5 rule) sipas së cilit: “Nëse diçka s’ka rëndësi për pesë vjet, mos kaloni as edhe pesë minuta duke u shqetësuar për të”. Pra, e thënë me fjalë të tjera, sipas këtij rregulli, gjërat që kanë rëndësi dhe me të vërtetë ia vlejnë, janë ato që zënë më shumë se 5 vite në jetën tonë.
Këtë duket ta ketë kuptuar së fundmi edhe Sara Hoxha, e cila ka postuar një foto në Instastory, duke e shoqëruar me rregullin në fjalë, teksa ka pyetur edhe ndjekësit nëse janë dakord me të. Nuk dimë të themi me siguri se çfarë apo kush e ka mërzitur Sarëm, por ka gjetur rrugën e duhur- duke mos u shqetësuar rreth kësaj gjëje. Edhe ju nëse ishit në kërkim të një këshille ditën e sotme, ja ku ju erdhi në ndihmë Sara.