Ditën e nesërme të gjithë nxënësit do të rikthehen në bankat e shkollës por në një realitet krejt tjetër. Nën pushtetin e COVID-it të gjithë, nxënës, mësues, prindër apo punonjës të tjerë do të duhet të qëndrojnë nëpër klasa me maskë e në distancë në ambientet e shkollës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ministrja e Arsimit Besa Shahni përmes një postimi ka kujtuar të gjithë nxënësit për rregullat e reja në këtë normalitet të ri që i pret.
“Pas një kohe të gjatë larg shoqeve dhe shokëve të klasës, nxënësit tanë do të ritakohen nesër në bankat e shkollës. Kësaj here me një ‘normalitet të ri’, duke mbajtur maskën, ruajtur distancën dhe respektuar rregullat anti-COVID në mënyrë që të ruhet shëndeti i të gjithëve dhe të sigurohet një proces i mbarë shkollor”, shkruan Shahini.
Pas një kohe të gjatë larg shoqeve dhe shokëve të klasës, nxënësit tanë do të ritakohen nesër në bankat e shkollës…
Gepostet von Besa Shahini am Sonntag, 13. September 2020