Manchester United do të kthehet i madh dhe fitues në Premier League, por vetëm me një kusht.
Për këtë është i bindur Gary Neville, ish-legjenda e Djajve të Kuq, që ka shpjeguar për Mirror atë që mund të jetë rruga e ish-skuadrës së tij në të ardhmen.
“E vetmja gjë që mund të garantoj është se United do të fitojë përsëri”, ka thënë Neville me siguri. “Mund të mos ndodhë këtë vit ose atë të ardhshmin, por do të jetë fantastike kur të fitojë përsëri, dhe sa më shumë kalon koha, aq më i madh do të jetë emocioni kur kjo të ndodhë”.
Por triumfi i ardhshëm i United varet nga ajo që do të bëjnë klubet e tjerë. Ose më mirë, trajnerët…
“Do të më pëlqente që Manchester United të fitonte tani. Por nuk është akoma momenti. Mendoj se do të ndodhë vetëm kur Guardiola dhe Klopp do të largohen nga Liverpool-i dhe Manchester City. Shpresoj të ndodhë në dy vitet e ardhshëm”, ka shtuar Neville.
“Në atë moment do të krijohet mundësia për të fituar. Jam i bindur se edhe Chelsea e mendon në të njëjtën mënyrë”.