Teksa na ndajnë më pak se 8 muaj nga zgjedhjet parlamentare, Partia Demokratike ka intensifikuar fushatën e premtimeve, duke u bazuar në luftën kundër korrupsionit, që përfshin Vetingun e tenderave dhe koncesioneve, promovimin e personave me integritet, rritjen e pagave, uljen e varfërisë etj. Po sa e besueshme është Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën dhe a ndryshon ajo nga PD-ja e Sali Berishës, e cila erdhi në pushtet në 2005 me moton e ‘duarve të pastra’ dhe u larguar si një ndër qeveritë më të korruptuara në kontinent? Gjatë shatë viteve në opozitë, Partia Demokratike me në krye Lulzim Bashën, është ndër pakicat e rralla politike në Evropë, e cila ka bashkëqeverisur vendin përreth 4 muaj.

Bashkëqeverisja me PS-në pas paktit të 17 majit 2017 deri në shtator të po atij viti, është një provë e fortë se raporti i PD me korrupsionin, administratën, pretimet dhe paratë publike nuk ka ndryshuar. Gjatë katër muajve në pushtet, gjysmëqeveria e PD-së ka shënuar një numër skandalesh, ndërsa sjellim në vëmendje 10 më kryesoret. Gjashtë ministrat e propozuar nga Lulzim Basha morën detyrën si garanci dhe rojtarë të zgjedhjeve, por shumë shpejt dolën nga kornizat e paktit Rama-Basha, duke firmosur tendera klientelistë, urdhra të paligjshme, duke u përfshirë në favorizime të ndryshme dhe veprime arbitrare, duke dalë nga kornizës monitoruese.

Ndërkohë që sot Lulzim Basha pretendon se do të promovojë persona me integritet nëse merr pushtetin, në 2017 propozonte për drejtojë personazhe të shpallur në kërkim, të akuzuar për falsifikime dhe të shkarkuar për dekonspirim të aksioneve në dëm të interesit publik. Po cilat janë disa nga skandalet që shënuan qeverisjes 4-mujore të PD në vitin 2017?

-Propozimi për drejtor të Hipotekave të të shpallurit në kërkim nga prokuroria

Pas paktit të 17 majit 2017, Lulzim Basha propozoi si ‘teknik’ emrin e Arjan Bylykbashit, vëllain e ish-deputetit të PD-së, Aurel Bylykbashi, për drejtor të Hipotekave. Në vitin 2004, në kohën kur ai mbante detyrën e drejtorit juridik në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Arjan Bylykbashi u arratis nga Shqipëria pasi u shpall në kërkim nga Prokuroria për shkak të akuzës së “shpërdorimit të detyrës”. Prokuroria hartoi atëherë një dosje kundër tij, në të cilën figuronin 30 emra të burgosurish, të liruar nga burgu në mënyrë të kundraligjshme falë manipulimeve të bëra nga Bylykbashi. Në 16 qershor 2019, Ayrel Bylykbashi u arrestua me akuzën e organizmit dhe pjesëmarrjes në tubime të paligjshme, pengim të qarkullimit dhe pengim të subjekteve zgjedhore.

-Emërimi Denion Mejdanit, i shkarkuar për dekonspirim të aks ioneve

Ministri teknik i PD në krye të Drejtësisë, Gazmend Bardhi emëroi djalin e ish-Presidentit Meidani, Denion Meidani drejtor të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, pasi ai ishte shkarkuar si drejtor i Anti-Kontraba ndës në Dogana për dekonspirim të një aks ioni të nisur tek KURUM. Shkarkimi i tij ishte bërë me urdhër të sh-drejtoreshës Elisa Spiropali për “thy erje e kodit etik, dëmtim të imazhit të institucionit, mungesë profesionalizmi”.

-Propozimi i drejtorit të bur gjeve, i akuzuar për falsifikim diplome

Lulzim Basha propozoi ish kreun e Kri mit Ekonomik, Arjan Hoxha për drejtor i ri i Bu rgjeve, në bazë të paktit politik të 17 majit 2017. Hoxha është aku zuar për falsifikim diplome. Ndërkaq, ministrat teknikë nisën një valë shkarkimesh dhe emërimeve në shkelje të procedurave në nivele më të ulëta, duke konfirmuar edhe një herë se mentaliteti i PD në raport me administratën nuk ka ndryshuar, duke konsideruar atë si zgjatim të partisë.

-Tenderi klientelist për vëllain i kryebashkiakut të PD-së

Ministrja teknike e Punës dhe Mirëqenies Sociale e PD-së, Xhuljeta Kërtusha, 11 ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, firmosi një tender për rikonstruksionin e shtëpisë së të moshuarve, që kapte shifrën e rreth 72 milionë lekëve pa TVSH ose 87 milionë lekëve me TVSH. Tenderin e fitui Xhavit Ismaili, vëllai i ish-kryetarit të bashkisë Vorë, Fiqiri Ismaili, përfaqësues i PD-së. Edhe pse kishte vetëm tre javë në pushtet, ky tender konfirmoi se PD nuk ndahej nga klientelizmi dhe kanalizimi i parave publike tek njerëzit e saj.

-Ministrat e PD fushatë tenderash të paligjshëm, harruan mis ionin

Qeveria ‘Rama’ pezulloi me një vendim të posaçëm zhvillimin e tenderave në vlera të mëdha për vitin 2017. Por, në kundërshtim me këtë vendim, Ministria e Brendshme me në krye teknikun e PD Dritan Demiraj, në datën 29 qershor, katër ditë pas zgjedhjeve, shpalli 13 tendera me vlerë 257 milionë lekë. Vetëm tenderi i shpallur për blerje kompjuterësh dhe pajisje të tjera kishe një vlerë prej 133 037 350 lekësh. Kjo fushatë e ministrave të PD për të shpallur tendera, detyroi kryeministrin Edi Rama, që të miratonte një tjetër vendim në 5 korrik 2017, duke pezulluar të gjithë procedura tenderuese të nisura. Edhe pse në 5 korrik Rama ndaloi tenderat, në 24 korrik 2027, Ministria e Brendshme, e drejtuar nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Dritan Demiraj, shpalli tenderin për rrjetin e komunikimit online të Shërbimit të Gjendjes Civile, me fond limit 170 762 856.4 lekë ose rreth 1.7 milionë USD.

-Mobilim zyrash në mes të verës

Agjencia e Trajtimit të Pronave, në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, e cila drejtohej nga ‘tekniku’ i PD, Gazmend Bardhi, lidhi një kontratë për mobilim zyrash me vlerë 2 984 880 lekë. Mobilimi i zyrave në mes të verës nuk ishte një emergjencë për të justifikuar tenderin. Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit Tiranë, në varësi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e drejtuar nga përfaqësuesja e PD, Xhulieta Kërtusha, ka shpalli tenderin me objekt “Shërbimi me Roje fizike dhe sistem alarmi”, me fond limit 1 291 562 lekë.

-Vendime favorizuese jashtë misi onit

Gjatë bashkëqeverisjes, dy ministrat teknikë të Partisë Demokratike përkatësisht i drejtësisë Gazmend Bardhi dhe e Financave Hegla Vukaj, miratuan një vendim të përbashkët në favor të përmbaruesve privatë. Ata vendosën miratuar dhe tarifat për shitjen e pronave në ankand, ku përmbaruesi përfiton deri në 3 % të vlerës së objektit që shitet. Bardhi dhe Vukaj u emëruar për të monitoruar sjelljen e dy ministrive para dhe gjatë zgjedhjeve. Nuk kishin asnjë tagër politik dhe moral për të firmosur vendime.

-24 orë pasi mori detyrën tendër për makina

Vetëm 24 orë pas emërimit, ministrja e Mirëqenies Sociale, Xhuljeta Kërtusha, e propozuar nga Lulzim Basha, firmosur tenderin e parë sigurimin e 4 prej automjeteve në pronësi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale. Xhuljeta Kërtusha firmosi fillimisht shfuqizimin e urdhrit të paraardhëses së saj, duke marrë kështu kompetencat e sekretares së Përgjithshme të këtij institucioni për prokurimet publike.

-Bllokimi i blerjes së energjisë elektrike

Ministrat “teknikë” penguan blerjen e energjisë elektrike duke rrezikuar mosfurnizimin e vendit me energji elektrike. Ata nuk firmosnin vendimet e qeverisë me pretendimin se nuk ishin konsultuar me ministrat e Drejtësisë dhe Financave, ministri të cilat drejtoheshin po nga ministra të propozuar nga Basha.

-Dritan Demiraj ndaloi prokurorinë të mblidhte prova

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj u përfshi në një skandal mjaft të rëndë. Ai u filmu teksa ndërhynte në një operacion të prokurorisë për të sekuestruar disa prozhektorë, që dyshoheshin se kishin shkaktuar helmimin e dhjetëra personave në mitingun hapës të Partisë Demokratike, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në videon dukej ministri i Brendshëm teksa nuk lejonte punën e Prokurorisë për të mbledhur provat. Ministrat e PD u emëruan për një mandat njëmujor, por ata refuzuan dorëheqjen dhe qëndruan në detyrë edhe tre muaj të tjerë, deri kur u kërcënuan me shkarkim.