Majlinda Angoni është emëruar zyrtarisht Prefekte e qarkut të Shkodrës, duke plotësuar kështu boshllëkun e krijuar prej muajsh.Angoni vjen nga radhët e shoqërise civile, ndërsa deri më tani ka qenë drejtuese e organizatës “Gruaja tek Gruaja” në Shkodër. Vendi i Prefektit në Shkodër kishte mbetur bosh pasi ish-prefekti Çesk Millja u shkarkua nga kjo detyrë në kohën e pandemisë, ndërsa këtë detyrë e mori zëvendës ministri i Brendshëm, Besford Lamallari në momentin që shpërtheu pandemia dhe me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.Më parë prefektja e re nuk ka pasur poste politike. Angoni pritej prej kohesh por tashme është emëruar zyrtarisht me vendim te Këshillit te Ministrave. Ditën e nesërme ne ora 14:00 do te behet prezantimi i saj si Prefekte e re e qarkut Shkoder.