Të gjithë të rinjtë që nuk patën mundësi të aplikojnë për të studiuar në Akademinë e Forcave të Armatosura mund ta bëjnë këtë në fazën e dytë. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bën me dije se nëse një i ri është në dilemë për të zgjedhur studimet dhe punësimin, është pikësiht kjo Akademi që u jep zgjidhje. “Dilemat më të mëdha të të rinjve sot janë studimet dhe punësimi. Zgjidhni Akademinë e Forcave të Armatosura dhe i keni zgjidhur të dyja. Nëse nuk e shfrytëzuar në fazën e parë, keni mundësi ta bëni tani. Akademia e Forcave të Armatosura ofron ndihmë të jashtëzakonshme gjatë studimeve dhe karrierë të sigurt pas përfundimit të tyre”, shprehet përmes një statusi në Facebook, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
AFA ofron një pagesë mujore për çdo student për të gjithë periudhën e studimit si dhe akomodim dhe ushqim falas për tre vitet e studimit. Në fazën e parë aplikuan 675 maturantë për të ndjekur studimet Bachelor, nga të cilët u përzgjodhën 60 studentët e parë të shkollës ushtarake.