Shtatori, nisi me shpërndarjen e librave, në shkollat e vendit. Për herë të parë, klasat e shtata i marrin librat falas, siç është rasti i Samantës, e cila sot i tërhoqi ato nga shkolla e saj “Naim Frashëri”. “Më kanë thënë, që klasa e shtatë është pak e vështirë, por do ja dal”.

“Këto janë librat e mi të rinj, pa lekë, ndërsa këto janë librat e vëllait tim, që i përdori dhe që do t’i dorëzojë”. “Kemi fri kë, pasiguri, por edhe boshllëku, që kanë fëmijët është i madh, ndaj jam pro mësimit në shkolla dhe jo online, pasi nuk rezultoi i suksesshëm. Megjithatë për sa zgjati ishte ok. Por boll më online”.

“Pakoja ime e librave ka një shënim nga mësuesja ime që na thotë: “Do ja dalim bashkë. Këto libra duhen mirëmbajtur, pasi vitin tjetër do t’i përdorë një fëmijë tjetër””. “Nipi im i ka gati fringo librat, që po dorëzon. Ku i përdorën këta librat, pse vit shkollor ishte ai?”. Institucionet arsimore po përgatiten për vitin e ri shkollor, një vit, që nis, në kushtet e “normalitetit të ri”.