Krocerat turistike duket se po rikthehen në aktivitet pasi koronavirusi shpërtheu në shumë prej tyre në pranverë, duke e ndaluar në vend industrinë miliarda dollarëshe.

Kompania zvicerjane MSC është bërë sot e para anije turistike në shtatë muaj që mirëpriti klientët në kroçerën e saj Grandiosa e cila u nis nga porti i Genoas në veri të Italisë në një udhëtim turistik shtatë-ditor në Mesdhe nga 16 gushti

MSC ka zbatuar një seri protokollesh sigurie për të parandaluar që anija qe mban më shumë se 8000 pasagjerë e ekuipazh të mos kthehet në një epiqendër të shpërndarjes së virusit.

Teska kompani të tjera si ajo përgatiten të rikthehen në dete rregullat e reja të Grandiosa paraqesin panoramën që i pret udhëtuesit e këtyre mjeteve, siç janë testet para ngjitjes në anije për COVID-19, maska fytyre, distancim social në zonat e përbashkëta dhe kufizime të ashpra për ekskursionet në portet e huaja.

Anija arriti të përfundojë udhëtimin e saj pa raportuar asnjë rast koronavirusi, duke sjellë shpresa se industria mund të rikthehet në aktivitetet shumë më parë nga sa ishte menduar.

Në udhëtimin e saj të parë post-koronavirus Grandiosa mirpëriti 3,000 pasagjerë që u testuan të gjithë për COVID-19 fillimisht me testin serologjik të anti-trupave e më pas dhe testin molekular, para ngjitjes në bord.

Një nga pasagjerët në pritje të udhëtimit rezultoi poziv në të dyja testet, tha përfaqësuesi i MSC Cruises, Luca Biondolillo.

“Sipas protokollit të sigurisë pasagjeri në fjalë dhe bashkëudhëtarët e tij nuk u lejuan të ngjiteshin në bord”, tha Biondolillo.

“U ndalua imbarkimi dhe për pasagjerë të tjerë që kishin ardhur në port më të njëjtin automjet me pasagjerin pozitiv”, shtoi ai.