Shefi i famshëm i kuzhinës, Nusret Gökçe i është mbyllur restoranti, pasi nuk respektoi masat e sigurisë ndaj koronavirusit. Punonjësit, kamarierët dhe klientët nuk kanë mbajtur maska pas hapjes së restorantit.
Javën e kaluar Gökçe postoi në video në Instagram ku shfaqeshin njerëzit në restorant shumë afër njëri-tjetrit, shumica pa maska. Gökçe nuk ka reaguar pas këtij vendimi për mbylljen e restorantit. “Nusr-Et Boston”, është pjesë e një zinxhiri restorantesh kryesuar nga shefi i famshëm turk Gökçe.
Nusret Gökçe është i famshëm në rrjetet sociale për mënyrën e veçantë të prerjes dhe kriposjes së mishit.