Nënkryetari i Partisë Republikane, Arian Madhi, ka përfunduar takimin me Presidentin Ilir Meta, ku është diskutuar për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit.

Në fund të takimit, Madhi tha se PR ka propozuar 18 prillin si datë për zhvillimin e zgjedhjeve. Edhe pse në takime të veçuara me kreun e shtetit, të njëjtin qëndrim kanë pasur edhe krerët e partive të tjera opozitare.

“Shkëmbyem pikëpamjet dhe argumentet tona për zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, të cilat duhet të jenë të lira dhe të ndershme. I ofrova presidentit propozimin e PR, e cila kërkon të dekretohet si datë zgjedhjes 18 prilli, si data më e afërt për zgjedhjet në Shqipëri. Presidentit i shpresa bindjen tonë që Reforma Zgjedhore, që u realizua mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit, do të mund të ofrojë zgjedhje të lira e të ndershme” – tha Madhi.

Të njëjtën datë kanë kërkuar edhe Arben Tafaj nga PAA, parti kjo e drejtuar nga Agron Duka. Gjithashtu Shpëtim Idrizi dhe Vangjel Dule kanë këmbëngulur për 18 prillin si datën e duhur për të zhvilluar zgjedhjet parlamentare 2021. Më herët u raportua se PS kërkon 9 majin, pasi përkon edhe me Ditën e Fitores ndaj Nazifashizmit.

Sot, Meta do të takojë kryeministrin Edi Rama, kreun e PD Lulzim Basha si dhe një përfaqësues nga LSI.