Punësimi i mësuesve të rinj shtesë e cila vjen si nevojë e zhvillimit të mësimit me turne, do të bëhet me kontratë afatshkurtër, por me pagë të plotë deri në përfundim të kontratës.

Mënyra kryesore e përzgjedhjes është portali “Mësues për Shqipërinë”. Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka bërë të ditur se të gjithë mësuesit e renditur në portal njoftohen, njëkohësisht dhe ata që pranojnë të punësohen menjëherë duke mbuluar nevojat emergjente për stafin mësimor që mungon.

Ndërkohë nëse nuk ka kandidatë në portal që janë të gatshëm për tu punësuar, janë lidhur kontrata me kandidatë të tjerë jashtë portalit të cilët kanë formim në fushën përkatëse por nuk kanë mbyllur ende të gjitha detyrimet ligjore.

Sipas DPAP, të gjithë mësuesit e punësuar do të paguhen me pagë të plotë për gjithë kohëzgjatjen e kontratës duke përfituar të gjitha të ardhurat, por dhe kontributet e sigurimeve shoqërore apo dhe të orëve shtesë nëse i kryejnë.