Udhëheqja palestineze deklaroi se do të ndërpresë marrëdhëniet me vendet që hapin ambasadë në Jerusalem ose transferojnë ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), Saib Ureykat në një deklaratë të bërë nëpërmjet “Twitter”, pa përmendur emër, paralajmëroi Serbinë që mori vendim për të transportuar ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem dhe Kosovën që duke njohur Izraelin deklaroi se do të hapë ambasadë në Jerusalem.

Ureykat i bëri thirrje të gjitha vendeve të respektojnë drejtësinë ndërkombëtare dhe shtoi: “Palestina do të ndërpresë marrëdhëniet me vendet që do të hapin ambasadë ose transferojnë ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem. Thyerja e drejtësisë ndërkombëtare nuk tregon fuqi, madje e kundërta, është tregues i dobësisë”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në datën 4 shtator kishte deklaruar se Serbia do të transferuar ambasadën e saj nga Tel-Avivi në Jerusalem kurse Kosova do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin.

Gjatë deklaratës së Trumpit në Shtëpinë e bardhë në kamera u pasqyrua habia e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ndërkaq Kryeministri i Izraelit, Binyamin Netanyahu kishte deklaruar se Kosova, që ka marrë vendim për të normalizuar marrëdhëniet me vendin e tij, do të hapë ambasadë në Jerusalem./Trt/