Edhe pse jemi më mesin e muajit shtator, sezoni turistik në plazhet shqiptare akoma nuk ka mbaruar. Kjo vjen edhe si pasoje e një moti me temperatura të larta që po kalon vendi ynë.
Pushues të shumtë janë drejtuar plazheve në jug, ku një prej më të frekuentuarve është plazhi i Rradhimës në Vlorë. Ndërsa perëndimi i diellit në këtë plazh ofron pamje spektakolare.