Ambasada e Shteteve të Bashkuara i ka dhuruar disa pajisje mbrojtëse personale për Policinë Kufitare për mbrojtjen ndaj koronavirusit.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ ambasada bën me dije se ky dhurim është i rëndësishëm sepse oficerët e policisë kufitare kryejnë shërbime thelbësore ndërsa ndërveprojnë me qindra njerëz që kalojnë kufijtë shqiptarë çdo ditë.
“Nëpërmjet Zyrës së saj për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurimin e Kufijve (EXBS), Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhuroi këtë javë pajisje mbrojtëse personale për Policinë Kufitare, për t’i ndihmuar ata kundër ekspozimit ndaj COVID-19 ndërsa janë në krye të detyrës. EXBS vlerëson punën e oficerëve të cilët janë në vijën e parë gjatë këtyre kohërave sfiduese dhe mbështet misionin e tyre për kufinj të sigurtë, ndërsa nxit mbrojtjen e oficerëve. Ky dhurim është i rëndësishëm sepse oficerët e policisë kufitare kryejnë shërbime thelbësore ndërsa ndërveprojnë me qindra njerëz që kalojnë kufijtë shqiptarë çdo ditë. Donacioni është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të çmuar të EXBS me Policinë Shqiptare të Kufirit dhe Migracionit, i cili nxit zhvillimin e aftësive efikase të sigurisë kufitare.”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.