Pandemia e koronavirusit na ka treguar se ne nuk mund të jetojmë pa njëri-tjetrin ose, më keq akoma, të vendosur përballë njëri-tjetrit, u shpreh sot Papa Françesku në një fjalim video para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Ne duhet të shkëputemi nga klima e tanishme e mosbesimit. Aktualisht, jemi dëshmitarë të një erozioni në përpjekjet shumëpalëshe globale”, tha ai.
“Ne duhet të pyesim veten nëse kërcënimet kryesore ndaj paqes dhe sigurisë mund të kundërshtohen në mënyrë efiase, në një kohë kur gara e armëve, përfshirë armët bërthamore, vazhdon të shpërdorojë burime të çmuara që mund të përdoren më mirë për të përfituar zhvillimin integral të popujve dhe mbrojtjen e mjedisit natyror “, shtoi udhëheqësi shpirtëror katolik.
Papa Françesku anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të veprojnë me unitet dhe vendosmëri më të madhe, për t’i bërë Kombet e Bashkuara një punishte ndërkombëtare gjithnjë e më efikase për paqen.