Mbledhja e ditës së sotme e Këshillit Politik nuk prodhoi asnjë rezultat, kështu që palët duken ende larg një marrëveshje që siguron zgjedhje të lira dhe të ndershme. Partia Socialiste, pretendon se PD-ja po mban peng zgjedhjet me kërkesat e tyre, ndërsa këta të fundit akuzojnë mazhorancën për ngërçin e krijuar. Në studion e emisionit “Top Talk” ndërkaq, ishte i ftuar deputeti Damian Gjiknuri, i cili argumentoi se nëse Partia Demokratike nuk arrin një marrëveshje në Këshillin Politik, atëherë pesha do t’i kalojë Parlamentit. “Nuk mund ta çojmë vendin në një krizë politike”, tha Gjiknuri.
Denis Dyrnjaja: Mos po e teproni duke shfrytëzuar një moment dobësie të Partisë Demokratike dhe aleatëve që dogjën mandatet, më pas nuk hynë në zgjedhje. Ata tani janë të detyruar që të shkojnë në zgjedhje me atë që ju i përcaktoni pasi nuk mund të djegin më prapë dhe një palë zgjedhje të tjera. Damian Gjiknuri: Nëse kjo do të ishte një nënprodukt për të kuptuar gabimet politike të një partie, mbase dhe kjo do t’i vlente vendit që ato gabime të mos përsëriteshin kurrë.
Denis Dyrnjaja: Pra me gjithë koston thoni juve dhe kjo vlen? Damian Gjiknuri: Jo për partitë politike që bënë vetëvrasje politike, hoqi dorë nga përfaqësimi dhe këto që ndodhin le të shërbejnë çdo lloj partie politike që të mos bëjnë më gafa të tilla, sepse prish edhe sistemin politik dhe dëmton demokracinë në përgjithësi. Denis Dyrnjaja: OHDIR-i për ju është një institucion që nuk duhet të ndërhyjë në këtë proces, ku Partia Demokratike kërkon ta bëjë pjesë të një negocimi.
Damian Gjiknuri: Sipas një standardi të vendosur së bashku, kemi shkuar tek OHDIR dhe atje nëpërkëmbë, sepse PD-ja nuk donte OHDIR-in kur ajo kishte rekomandime të qarta, vetëm me drafte që synojnë dakordsinë. Kur s’kemi dakordsi OHDIR-i vjen për të lehtësuar dialogun, por gjithmonë mbi drafte dhe jo letra dhe kërkesa politike.
Denis Dyrnjaja: Si do ja bëjmë për të gjetur zgjidhjen? Damian Gjiknuri: Parlamenti do të gjejë zgjidhjen, në momentin kur do të shikojë që Këshilli Politik nuk do të arrijë në një zgjidhje konkrete. Nuk mund ta çojmë vendin në një krizë Kushtetuese, s’ka shanse.